Shabani: Të pasurit shfrytëzojnë pasuritë publike pa bërë asnjë investim

Shqipëria

Shabani: Të pasurit shfrytëzojnë pasuritë publike pa bërë asnjë investim

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 08:41
Endri Shabani

Aktivisti Endri Shabani i ftuar në "Ekopolitikë", tha se të pasurit në Shqipëri shfrytëzojnë pasuritë publike duke përmendur këtu minierën e Bulqizës, sipas të cilit privati nuk bë asnjë investim.

Shabani: Merr listën dhe cili nga këta kanë sjellë diçka të re në Shqipëri? Ata kanë shfrytëzuar pasuritë publike. Për shembull Samir Mane ka minierën e Bulqizës ku është qyteti më i varfër në Shqipëri, ky është njeriu më i pasur në Shqipëri duke menaxhuar qytetin më të varfër në Shqipëri. 

Tua nxjerrim këta shqiptarëve dhe t'ua paraqesim si modele. Këta nëpërmjet lidhjeve me pushtetin kanë kapur copëza pushteti dhe i kanë kapitalizuar. Ai ka marrë zonën B. Kemi një minierë. Ekspertët thonë se zona D është zona më e mirë e kromit. 

Kjo ka qenë pasuri kombëtare sepse u përket të gjithëve. Cili është investimi i fundit që është bërë në këtë minierë. E privatizojnë, e marrin milionerët e rinj dhe nuk bëjnë asnjë investim nëpër galeri. Në 94-n, ekspertët thoshin se ka 150 vjet shfrytëzim. Përveç se vdesin përditë njerëz të varfër, është punuar në një mënyrë të tillë që një pasuri miliarda dollarësh varroset dhe pas 10 vjetësh nuk gërmohet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat