Të kthehet dënimi me vdekje? Basha: I gatshëm për referendum! - Bota Sot
Të kthehet dënimi me vdekje? Basha: I gatshëm për referendum!

Shqipëria

Të kthehet dënimi me vdekje? Basha: I gatshëm për referendum!

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:51
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë vizitës së 3 familjarëve të viktimave në Mat.

Ngjarjet e fundit në vend, ku vetëm në një ditë janë shënuar 5 viktima, kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë rikthimin e dënimit me vdekje.

Ka qenë kjo pyetja drejtuar Bashës. Kreu i demokratëve u pyet nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje.

Ndërsa Basha tha se është i gatshëm të bëjë referendum mbi këtë çështje.

Përgjigja e Bashës:

Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?

Basha: Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë. Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...