Akuzat e Salianjit, reagon Taulant Balla: Të hënën padia e radhës

Shqipëria

Akuzat e Salianjit, reagon Taulant Balla: Të hënën padia e radhës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 06:16
Taulant Balla

Përmes një postimi në “Twitter”, numri 2 i Partisë Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ky i fundit përmes një deklarate për mediat theksoi se Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë bashkë me Edmond Began, 18 herë prej të cilave me charter.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera????. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, ka shkruar Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat