Dënimi për shpifësit, Tritan Shehu: Rama tenton të heqë vëmendjen nga skandalet

Shqipëria

Dënimi për shpifësit, Tritan Shehu: Rama tenton të heqë vëmendjen nga skandalet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:31
Tritan Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se shpifësit do të dënohem me gjobë dhe jo me burg.

Sipas deputetit demokrat, Rama nuk do të bëjë asgjë nga ato që tha por veçse dëshiron të heqë vëmendjen nga skandalet e të frikësojë ata që mundet, duke i detyruar të blejnë një ”dry” për gojën, si dikur.

Postimi i plotë:
Sa vite burg do te vendose Kryeministri ne “Paketen e tij Antishpifje” per ate qe ”shpif” se: 

“Cmimi stratosferik i naftes, rritja e metejshme e tij, cilesia e saj skandaloze, vijne nga taksat e larta dhe aferat korruptive te qeverisjes”?
Ne baze te ish Nenit 55 te Agjitacion e Propaganes, po te shpreheshe dikur se cmimi i domateve eshte i larte beje 5 vite burg!
Po te guxosh te shkosh me lart me “shpifjet”, duke perseritur thenien emblematike: “Nje shtetit i korruptuar grabit qytetaret me taksat e larta, per tja kaluar me tej parate mafias me punime e sherbime publike abuzive” (psh me PPP-te ne Shqiperi), sa vite?
Dikur do te ishte toga....po sot sa do te vendose Kryeministri?!
Ne fakt edhe ai vete e di mire se nuk mund te beje asgje te tille, vecse desheron te heqe vemendjen nga skandalet e te frikesoje ata qe mundet, duke i detyruar te blejne nje”dry” per gojen, si dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat