Berisha: Rama blen këmishë 23 mijë dollarë në Nju Jork

Shqipëria

Berisha: Rama blen këmishë 23 mijë dollarë në Nju Jork

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:21
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh nga një qytetar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama blen këmisha me çmim marramendës prej 23 mijë dollarësh në Nju Jork.

Po ashtu, djaloshi 22 vjeçar tregon se këto këmisha i përkasin firmës Hugo Boss dhe se ka rrëfyer për mënyrën si e ka braktisur Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Kallam deshtaku blen 23000 dollare kemisha ne nje dore ne New York!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Pershendetje zoti Sali Berisha. Po ti shkruj kto fjal prej hallit te madh un jam djale 22 vjec vendosa me lan cdo biznes te im ati cdo burim pune qe ai ka ndertu dhe erdha ne amerik vetem se Nuk Shtyhet ma nuk shtyhet ma me ate person te poshter dhe drogaxhi me ket shtet te shpifun qe ka shnderru ky person i pa moral .. nxjerri lot perdit kur shof moshen teme dit per dit cdo i ri gjen mnyra te ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jeten dhe e dojm me gjith zemer por nuk rrihet ma me at ekonomi poshteruse qe asht tu ba aj qe jep pare vetem vetes dhe shokve te vet dhe tjert marojn per buk.. dhe edvin rama vjen blen 23 000 dollar kemisha ne hugo boss ne time square .. Respekte zoti Sali Berisha shpresë cdo dit qe shteti jon te zgjohet prap nga ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat