Kontrolle “blic” në burgje, çfarë iu gjetën të dënuarve në Peqin dhe Vaqar - Bota Sot
Kontrolle “blic” në burgje, çfarë iu gjetën të dënuarve në Peqin dhe Vaqar

Shqipëria

E hënë, 19 nëntor 2018

Kontrolle “blic” në burgje, çfarë iu gjetën të dënuarve në Peqin dhe Vaqar

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:57
Kontrolle “blic” në burgje, çfarë iu gjetën të dënuarve në Peqin dhe Vaqar

Në kuadër të forcimit të sigurisë së brendshme në burgje dhe evidentimit e kapjes së sendeve të ndaluara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka kryer në datë 12 tetor disa kontrolle në IEVP të ndryshme.

Bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në Peqin në dhomën e të dënuarit A.D.

Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Nga SHKBB po vijon puna hetimore për zbardhjen e përgjegjësisë ligjore të trupës së shërbimit të IEVP Peqin lidhur me këtë rast.

Një tjetër kontroll është kryer në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test