Falsifikonte dokumentet për pasaporta origjinale, arrestohet një efektiv policie - Bota Sot
Falsifikonte dokumentet për pasaporta origjinale, arrestohet një efektiv policie

Shqipëria

Falsifikonte dokumentet për pasaporta origjinale, arrestohet një efektiv policie

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:18
Foto

Një punonjës policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike, duke shtuar në listë një person me të dhëna të falsifikuara.

Në shkresën nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi Faik Ujkaj në shkresën që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e këtij të fundit.

Sipas aktit te ekspertimit përkates ka rezultuar se emri i shtuar në shkresë si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe nënshkrimi i shefit te komisariatit në formularin e pajisjes me pasaporte biometrike janë të falsifikuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test