Gjiknuri në Uzinën e Ferrokromit: Ringjallëm industrinë përpunuese - Bota Sot
Gjiknuri në Uzinën e Ferrokromit: Ringjallëm industrinë përpunuese

Shqipëria

Gjiknuri në Uzinën e Ferrokromit: Ringjallëm industrinë përpunuese

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:53
Ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri në teren

Ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri vizitoi uzinën e ferro-kromit në Burrel, prodhimi i së cilës është dyfishuar falë një investimi 11 milionë dollarë të kryer nga shoqëria koncesionare.

“Kjo uzinë para disa vitesh ishte e rrënuar. Falë politikave të qeverisë dhe investimeve të shoqërisë koncesionare, sot prodhon 35 mijë tonë ferrokrom në vit nga 17 mijë tonë që ka qenë viti më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Çmimet e ferro-kromit në tregjet ndërkombëtare janë disa herë më të larta se sa ato të kromit bruto, duke bërë që Shqipëria të fitojë rreth 28 milionë dollarë në vit.

Në uzinën e rikonstruktuar të ferro-kromit punojnë mbi 180 punonjës, të cilët sipas ministrit Gjiknuri paguhen mesatarisht me rroga 60 mijë lekë në muaj.

Jemi duke studiuar mundësinë e hapjes së një furre të tretë për prodhimin e ferrokromit. Ky investim i ri llogaritet të shkojë në rreth 10 milion USD dhe të hapë vende të reja pune”, u shpreh drejtuesi teknik i Uzinës.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek efektiviteti i masave të marra nga qeveria për ringjalljen e industrisë së kromit.

“Po të kujtojmë, para shumë vitesh, kjo uzinë qe totalisht e braktisur. Falë investimeve private dhe politikave nxitëse të qeverisë sot kemi një industri që po shtohet. Kemi dyfishim të kapacitetit por çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Vetëm kjo uzinë e ferrokromit i jep ekonomisë shqiptare 28 milion USD më shumë. Pra, nëse ky krom që përpunohet këtu do të eksportohej mineral në tregjet e eksportit, ekonomia shqiptare do të humbte 28 milion USD. Sot që flasim, këto 28 milion USD janë përkthyer në investime, janë përkthyer në punësim, janë përkthyer në një zinxhir ekonomik që prek edhe shumë sektorë të tjerë të lidhur me industrinë e kromit”, u shpreh Gjiknuri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test