BB pesimiste për investimet e huaja - Bota Sot
BB pesimiste për investimet e huaja

Shqipëria

E hënë, 19 nëntor 2018

BB pesimiste për investimet e huaja

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:33
Banka Botërore

Banka Botërore parashikon që investimet e huaja në Shqipëri do të zbresin në fund të vitit dhe gjatë 2019-s në nivelin më të ulët të 7 viteve të fundit, nëse maten me indeksin “investime në raport me prodhimin e brendshëm bruto”.

Investimet e huaja në vendin tonë do të arrijnë 7.3% e prodhimit kombëtar në fund të 2018-s, ndërsa vitin e ardhshëm stoku i tyre do të jetë 6.5%.

Në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore shprehet se përfundimi i investimeve në veprat e prodhimit të energjisë është shkaku kryesor për tkurrjen e tyre.

Sipas llogaritjeve të Bankës, Shqipëria renditet mes vendeve të Ballkanit që kanë nivelin më të ulët të investimeve të huaja për frymë. Më të lartën e ka Mali i Zi në 6700 Euro për frymë, i ndjekur Serbia në 3700 euro, ndërsa shtetet e tjera përfshirë dhe vendin tonë nuk arrijnë të kapin më shumë se 2000 Euro investime për frymë.

Edhe pse shumë vende të Ballkanit Perëndimor po përdorin poltika përjashtuese për taksat për thithjen e investimeve të huaja, vetëm një në 5 investitorë i konsideron iniciativat si të rëndësishme, pjesa tjetër sheh si prioritet stabilitietin politik, sigurinë, zbatimin e ligjit, infrastrukturën dhe krahun e punës, thotë raporti.

Në vitin 2017, investimet e huaja në Shqipëri kapën shifrën e 908 milionë Eurove, të dominuara nga energjia elektrike, gazi dhe industria nxjerrëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test