Uzina e Ferrokromit dyfishon prodhimin

Shqipëria

Uzina e Ferrokromit dyfishon prodhimin

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Uzina e Ferrokromit në Burrel, një objekt që vite më parë ka qenë në konservim, sot arrin të prodhojë 36 mijë ton krom të përpunuar në vit.

Në 2017-ën, firma koncesionare investoi 11 milionë dollarë për rehabilitimin e furrës duke rinovuar dhe njëherë nga e para të gjithë mekanizmin e përpunimit të mineralit dhe nxjerrjen e tij gati për në eksport.

“Jemi duke studiuar mundësinë e hapjes së një furre të tretë për prodhimin e ferrokromit. Ky investim i ri llogaritet të shkojë në rreth 10 milion USD dhe të hapë vende të reja pune”, tha Ervin Isaj, Drejtues Teknik i Uzinës.

Investimet e reja në Uzinën e Ferrokromit kanë bërë që kromi që nxirret nga nëntoka shqiptare të mos eksportohet më i papërpunuar dhe me çmim të ulët, duke bërë që ekonomia shqiptare të përfitojë 28 milionë dollarë në vit.

 “Vetëm kjo Uzinë e Ferrokromit i jep ekonomisë shqiptare 28 milionë USD më shumë. Pra, nëse ky krom që përpunohet këtu do të eksportohej mineral në tregjet e eksportit, ekonomia shqiptare do të humbte 28 milionë USD. Sot që flasim, këto 28 milionë USD janë përkthyer në investime, janë përkthyer në punësim, janë përkthyer në një zinxhir ekonomik që prek edhe shumë sektorë të tjerë të lidhur me industrinë e kromit”, tha Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Qeveria do të rrisë vitin e ardhshëm rentën minerare për kromin që eksportohet i papërpunuar nga 6 në 9%, me qëllim nxitjen e përpunimit të tij në industrinë vendase dhe rritjes së vlerës në eksport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat