Rama: Shpifjet nuk duhet të ndikojnë në punën e policisë - Bota Sot
Rama: Shpifjet nuk duhet të ndikojnë në punën e policisë

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Rama: Shpifjet nuk duhet të ndikojnë në punën e policisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me drejtuesit e policisë, deklaroi se “dalldia e shpifjes” nuk duhet të ndikojë në punën e Policisë së Shtetit.

“Shpifja ka qenë gjithmonë mes nesh, në gazeta dhe televizor. Dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Ofensiva politike dhe mediatike për të krijuar te njerëzit perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit, kriza ulëritëse e politikës është mundësi që duhet shfrytëzuar, shtysë për të mbledhur të gjitha energjitë që ta ngjisim në një shkallë tjetër Policinë e Shtetit”, u shpreh Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test