Kush po gënjen për bixhozin, Edi Rama apo kompania ...

Shqipëria

Kush po gënjen për bixhozin, Edi Rama apo kompania ...

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:34
Edi Rama

Opinionisti Dritan Kaba ka reaguar lidhur me skandalin që po përvijohet cdo ditë e më shumë mbi mbylljen e pikave të lojrave të fatit.

Kaba ka publikuar deklarimin e Kryeministrit Rama mbi këtë cështje si dhe të kompanisë Bastarena.

Nga njëra anë Rama thotë se me datë 31 dhjetor do të mbyllen që të gjitha lojërat e fatit por nga ana tjetër kompania Bastarena, shkruan me ngazëllim se ajo do të jetë kompania e vetme e basteve online dhe I fton klientët që “të argëtohen” duke luajtur në faqen e saj.

Dritan Kaba ngre pyetjen se kë duhet të besojmë, Edi Ramën apo kompaninë Bast arena.

Ja postimi i tij i plotë  

"Ke te besojme mor aman!
Keta te Bastarena apo Edi Ramen.
Nese ja pezullon licensen qe ja ka dhene para nje viti, kur e kishte tepsine vetem fare, me VKM, atyre i lind e drejta ta hedhin ne gjyq e te marrin demshperblim nga taksat e shqiptareve. Ashtu si edhe shume firma te tjera qe e kane licensen e ushtrimit te aktivitetit pertej dates 31 dhjetor 2018. 
Ky do jete basti me i madh qe do humbin taksat e shqiptareve nga veprime te nje te papergjegjshmi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat