Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale - Bota Sot
Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:31
Ilir Meta në Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore”.

Presidenti Meta vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave të kombit tonë.

Ai vuri në dukje se puna e grave dhe vajzave, veçanërisht e atyre në zonat rurale, është e jashtëzakonshme dhe shërben si një mësim edhe për përfaqësuesit e institucioneve. 

“Këtë atelie të bërë me kaq dashuri dhe sakrifica e shoh si një kambanë alarmi që të angazhohemi pa humbur më kohë për të ruajtur të gjithë këtë pasuri të jashtëzakonshme të pirografisë, etnografisë, folklorit dhe traditave tona. Kjo është shumë e rëndësishme për identitetin kombëtar por edhe për zhvillimin e turizmit. Kjo do të ndihmojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. 

Nuk duhet të harrojmë që zonat më të thella të Shqipërisë janë zona tepër mikpritëse por edhe shumë të pasura në folklor, në veshjet tradicionale dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me identitetin kombëtar.

Iniciativa e grave dhe vajzave që merren me këtë sipërmarrje, duhet të mbështetet më mirë nga ne si përfaqësues të shtetit, qeverisë, pushtetit vendor, sepse kjo sjell përfitime të shumta.” – u  shpreh Presidenti Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test