Ambasadori austriak përshëndet çeljen e vitit akademik në Shqipëri

Shqipëria

Ambasadori austriak përshëndet çeljen e vitit akademik në Shqipëri

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:05
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattle

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattle ka përshëndetur sot studentët në çeljen e vitit të ri akademik në Shqipëri.

“Është gjithnjë një kënaqësi për  Ambasador të urojë studentët në prag të vitit të ri akademik” është shprehur Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Sattle i cili zgjodhi të marrë pjesë në Ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2018/2019 në “Universitetin Bedër”.

Ai u uroi studentëve suksese në fushën e tyre dhe një vit plot njohuri të reja si dhe i inkurajoi ata që të jenë pjesë aktive e proceseve akademike, për të prodhuar, për të krijuar dhe zhvilluar identitetin e tyre, si dhe për të menduar jashtë kornizave./ ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat