OSHEE kryen remont të planifikuar, kufizohet energjia

Shqipëria

OSHEE kryen remont të planifikuar, kufizohet energjia

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:30
OSHEE

Për shkak të remontit të planifikuar të OSHEE në nënstacionin e Bulqizës, në datën 16 tetor do të ketë kufizime të energjisë elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-16:00.

Pa energji do të mbesin këto zona: bashkia Bulqizë, lagjia “Minatori”, Ujësjellësi, Spitali Bulqizë, Fshatrat: Dragu, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Vajkalth, Lagjia e Re, lagjet Çupe, Sallakë, Komisariati, lagjia Gjeologu, ish-Komuna Krastë.
Fshatrat: Gjon, Peshk, Lene, Thekna, Melsu, Lugu i Thellë, Qarrë, Staveç, miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit Batër, HEC-et: Martanesh, Peshk, Ballenjë, Koka.

Për të përmirësuar rrjetin e energjisë elektrike si dhe për të reduktuar humbjet në rrjet për shkak të amortizimit, OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë vendin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat