Studentja në karrige me rrota/ Historia e Eligertës, e paralizuar që 9-muajshe

Shqipëria

Studentja në karrige me rrota/ Historia e Eligertës, e paralizuar që 9-muajshe

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:46
Eligerta

Eligerta nisi studimet e larta në Universitetin e Elbasanit. Në klasë nuk hyri si gjithë të tjerët për shkak se është e paralizuar. Për këtë arsye gjithë orët mësimore do t’i bëjë në katin e parë dhe me ndihmën e shoqeve të saj.

Eligerta është rritur e paralizuar që kur ishte vetëm 9-muajshe Eligerta kaloi një temperaturë të lartë duke i shkaktuar paralizë në dy këmbët. Por nuk i hoqi dëshirën për t’u shkolluar si gjithë moshatarët e saj.

“Emocionet janë shumë të mëdha këtu sepse unë po përballem për herë të parë me universitetin. Dega që do të vazhdojë është shkenca juridike në biznes. Ekonomiku nuk ka qenë zgjedhja ime pasi dëshiroja por regjizura dhe aktrimi. Por rrugët e jetës të sjellin ndonjëherë atje ku nuk do”, shprehet Eligerta Sadja.

Karrigia me rrota nuk është një pengesë për Eligertën. Dëshirat e saj kanë ecur më shpejt se rrotat lëvizëse duke mos u ndier asnjëherë ndryshe nga të tjerët.

“Pse të më ndalojnë këto rrota? Këto rrota janë vetëm një mënyrë për të jetuar, kështu e marrë unë. Dua të shoh gjithmonë përpara dhe mos të mendoj që jam e paralizuar dhe të qëndrojnë në vend pa bërë asgjë, jam shumë optimiste. Mund të them se kam pasur edhe unë vështirësi por vështirësitë e jetës të bëjnë akoma më të fortë”.

Eligerta ka shumë miq me aftësi të kufizuara, nga të cilët shumë pak marrin guximin të përballen me realitetin.

“Kurrë mos të dorëzohemi përpara një vështirësie pasi vështirësitë mund ti ndeshim si një mal, e rëndësishme është që ta kalojmë atë mal. Nëse duam dhe kemi një vullnet të madh, dëshirat tona mund të realizohen në mënyrë perfekte”.

Në Elbasan Eligerta është e vetmja studente me aftësi të kufizuara. Për të është premtuar një kujdes i veçantë, ndërsa në universitetet e tjera të vendit tonë, raste të tilla janë mjaft të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat