Intervistoi Emiliano Nuhun, gazetari Çollaku rrëfen çfarë tha në Prokurori

Shqipëria

Intervistoi Emiliano Nuhun, gazetari Çollaku rrëfen çfarë tha në Prokurori

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:16
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku i cili është paditur për shpifje nga Taulant Balla është marrë sot në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas deshmise, Çollaku tha per mediat:

Isha thirrur nga prokuroria në cilësinë e personit që di për rrethana të dobishme për ngjarjen.  Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor. Shpjegimet e mia kanë qenë rreth ngjarjes.

Prokurorët kanë kërkuar të dinë se cilat ka qenë mënyrë e intevistës, kontaktet me Nuhun, dhe si është bërë publikimi. Besoj se prokuroria do të jetë korrekte ashtu siç ishte gjatë kësaj seance. Do t’i isha mirënjohës prokurorisë t’i shkonte deri në fund çdo pretendimi politikanësh se mbase ata janë skenaristët e vërtetë”, tha ai ndër të tjera.

“Unë jam që të kallëzohet kushdo që shpif, por nëse do ta fillonim, duhet ta nisim nga politikanët”, shtoi Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat