OSHEE kryen remont të planifikuar në Lushnje, kufizohet energjia

Shqipëria

OSHEE kryen remont të planifikuar në Lushnje, kufizohet energjia

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Nënstacioni i Divjakës do të pësojë një remont të planifikuar dhe për këtë arsye OSHEE do të kufizojë energjinë elektrike në disa zona të Lushnjes.

Në faqen zyrtare të saj OSHEE bën me dije se ditën e mërkurë do të ketë një stakim të energjisë elektrike gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 dhe pa energji elektrike do të mbeten zonat: Sulzotaj, Shënepremte, Bishcukas, Plazh Divjakë, Spitali, Hidrovori, Pishat Divjakë.

Remontet e ndërmarra nga OSHEE në të gjithë vendin kanë si synim përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në prag të stinës së dimrit, në mënyrë që humbjet të jenë sa më të pakta. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat