“Unaza e Madhe”, shpronësim 100% për ndërtesat e para viteve ’90

Shqipëria

“Unaza e Madhe”, shpronësim 100% për ndërtesat e para viteve ’90

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:28
Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve

Ndërtesat e para viteve ’90, të cilat janë shembur apo do të shëmben për efekt të investimit që po kryhet në Unazën e Madhe të Tiranës, ku sapo ka nisur puna në krahun lindor, do të shpronësohen 100%.

Kështu u shpreh Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sapo ka nisur puna në krahun lindor me qëllim përfundimin e kësaj unaze, e cila ka qenë një nga prioritet në infrastrukturën e kryeqytetit, për vetë impaktin që do t’i sjellë zhvillimit ekonomik dhe lehtësimit të lëvizjes.

“Shpronësimet do t’i bëjmë sipas të gjitha rregullave. Ato që janë përpara 1990, u takon 100%, pavarësisht nëse tek letrat kanë ato problematikat e tyre, sepse ka pasur gjithmonë problematikë kjo zonë, por ata do të trajtohen me maksimumin e vëmendjes dhe në respekt të ligjit, padiskutim”, – tha Rama.

Ndërsa për pjesën tjetër, që nuk kanë dokumente apo tokën e tyre dhe që kanë ndërtuar pa leje, do të krijohet një zgjidhje sociale.

“Për ata që janë në hava do të krijojmë një zgjidhje sociale”, – përfundoi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat