Apeli lë në burg Rexhep Rrajën. Xhisiela: E vërteta është ajo që kam thënë në media

Shqipëria

Apeli lë në burg Rexhep Rrajën. Xhisiela: E vërteta është ajo që kam thënë në media

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:38
Xhisiela Maloku

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Rrajën, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes së Xhisiela Malokut.

Avokati i Rexhepit akuzoi se gjykata ka vepruar nën presion politik dhe mediatik.

“Nën diktatin e politikës gjykata nuk po jep më vendime të drejta. Vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri, aq më tepër kur viktima thotë se nuk është kërcënuar”, tha avokati i Rexhep Rrajës.

Pas seancës foli edhe Xhisiela, e cila përsëriti ato që ka thënë në media: “Problemet kanë ardhur për arsye xhelozie, siç e kam thënë edhe më parë. Të gjitha ato që kam thënë në media janë të vërteta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat