“Babalja”, ish-kreu i Policisë Bashkiake në prokurori

Shqipëria

“Babalja”, ish-kreu i Policisë Bashkiake në prokurori

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:47
Florenc Hoxha

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen “Babalja”.

Hoxha u paraqit rreth orës 09:30 në Prokurori dhe do të japë sot llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje.

Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Në prokurori do të shkojë edhe deputeti Taulant Balla, i cili ka lajmëruar se do të bëjë edhe një padi.

Një ditë më parë, Krimet e Rënda pyetën Ardi Veliun, i cili dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat