Komandot shqiptarë, të tretët në stërvitjen ndërkombëtare "Cambrian Patrol" - Bota Sot
Komandot shqiptarë, të tretët në stërvitjen ndërkombëtare "Cambrian Patrol"

Shqipëria

E diel, 18 nëntor 2018

Komandot shqiptarë, të tretët në stërvitjen ndërkombëtare "Cambrian Patrol"

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:30
Komandot shqiptarë, të tretët në stërvitjen ndërkombëtare "Cambrian Patrol"

Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitja “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.

Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.

Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.

Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit.

Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test