Florenc Hoxha u mor sot në pyetje nga Prokuroria, për video përgjimin e Alfred Alizotit, i cili pretendon se është aktori që luan Agron Xhafajn, në videon e publikuar nga PD.
Hoxha përpara prokurorëve ka thënë se është ai autori i regjistrimit të zërit të Alizotit, ku përmendet edhe “Taulanti nga Librazhdi”.
“Kisha dyshime se Alizoti m’u vetëofrua dhe e kam regjistruar. E kam regjistruar me një kamera amatore tërësisht”, tha Hoxha