Rritje e të ardhurave për frymë të familjeve shqiptare

Shqipëria

Rritje e të ardhurave për frymë të familjeve shqiptare

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

“Shqipëria ka bërë shumë në dekadat e fundit për të rritur të ardhurat për frymë të familjeve shqiptare dhe po ashtu është e kuptueshme që ka shumë për të bërë”,  deklaroi sot Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi  thekson se është e qartë që aty ku ka varfëri do të ketë edhe padrejtësi sociale.

“Të dhënat e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dëftojnë se varfëria dhe diskriminimi në disa forma është një binom i pashmangshëm dhe se për të luftuar mos tolerancën dhe barazinë në shoqërinë tonë, po ashtu duhet punuar për të zhdukur varfërinë”, shprehet KMD,

Po ashtu, zyra e KMD është një derë e hapur për të gjithë njerëzit dhe organizatat, bizneset dhe institucionet që janë të gatshme që me veprimet e tyre të koordinohen për të ulur pabarazinë në vend. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat