Besart Kadia: Lojërat e fatit do të vijojnë, forma do ndryshojë - Bota Sot
Besart Kadia: Lojërat e fatit do të vijojnë, forma do ndryshojë

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Besart Kadia: Lojërat e fatit do të vijojnë, forma do ndryshojë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:04
Besart Kadia

Nisma e kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të basteve, ka qenë tema e diskutimit në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ka qenë eksperti i ekonomisë, Besart Kadia.

Sipas tij vendimi i qeverisë shqiptare është i nxitur pasi po kalohet në një masë drastike në një kohë të shkurtër dhe i ka gjetur të papërgatitur kompanitë që operojnë prej vitesh.

Besart Kadia ka sqaruar se nuk synohet bërja e jashtëligjshme e lojërave të fatit, por të ndryshohet mënyra se si ato do të luhen.

“Po kalohet në një masë drastike, e pa konsultuar me grupet e interesit, të cilat janë të tradhtuara. Nuk po bëhen të jashtëligjshme lojërat e fatit, por po ndryshon mënyra se si do të luhen”, u shpreh Kadia.

Më tej ai argumenton se ky vendim i nxituar është edhe i njëanshëm, pasi sot në Shqipëri ekziston vetëm një kompani ku qytetarët mund të kenë akses tek lojërat e fatit, pasi 1 janarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test