Si u rrudh Shqipëria? Në 6 vite përgjysmohet numri i studentëve - Bota Sot
Si u rrudh Shqipëria? Në 6 vite përgjysmohet numri i studentëve

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Si u rrudh Shqipëria? Në 6 vite përgjysmohet numri i studentëve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:10
Ilustrim

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave janë dramatike për një shoqëri që po shënon plakjen me ritme të vrullshme.

Në vitin akademik  2013-2014 ishin 173 mijë studentë, ndërsa këtë vit, sipas Ministrisë së Arsimit janë 83 mijë. Ulja e numrit reflektohet jo vetëm në arsimin e lartë, por edhe në ciklet e tjera të shkollimit. Sipas të dhënave të 6 viteve të fundit, numri i nxënësve në arsimin fillor në 2013 ishte 195 mijë, në 2017 është ulur në 170 mijë.

Në gjimnaz,  për të njëjtën periudhë nga 124 mijë numri është ulur  me 29 mijë gjimnazistë më pak, duke arritur në 95 mijë. Sipas INSTAT, për  vitin 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar rreth 520 mijë nxënës, ndërkohë që për këtë vit shkollor në sistemin arsimor paraunviersitar janë 480 mijë nxënës, pra 40 mijë më pak.

Sipas sociologut Edmond Dragoti, ulja e numrit të nxënësve dhe studentëve vjen nga disa faktorë, veç lindshmërisë e cila është reduktuar ndjeshëm, emigrimi sipas tij është një tjetër faktor kyç.

Por çfarë rrezikon vendi ynë nga ulja e numrit të të rinjve, por edhe nga reduktimi i të diplomuarve në fusha të ndryshme?

Sipas tij Shqipëria renditet si vendi me numrin më të vogël të të diplomuarve për frymë popullsie. Ndaj duhet të merren masa, pasi rreziku është i madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test