OSHEE kufizon energjinë elektrike, shkak remonti

Shqipëria

OSHEE kufizon energjinë elektrike, shkak remonti

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:44
OSHEE

Ditën e nesërme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të kufizojë energjinë elektrike në disa zona të Kurbinit.

Përmes një njoftimi OSHEE sqaron abonentët se për shkak të remontit në nënstacionin Laç 2, ditën e enjte do të kufizohet energjia në intervalin kohor 10:00 deri në 16:00.

Pa energji do të jenë këto zona në Kurbin: Shullaz, Fushë – Shullaz, Fushë – Milot, Milot, Mali Bardhë, Shetë,
Skuraj, Mal – Milot dhe Ujësjellësi Milot, Fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat