Takohen Ruçi e Hoxhaj, kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

Shqipëria

Takohen Ruçi e Hoxhaj, kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:23
Enver Hoxha dhe Gramoz Ruçi

Kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj me të cilin bisedoi për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë.

Me këtë rast u tha se Kosova ndodhet para fazës përfundimtare të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave dhe në këtë fazë është e domosdoshme intensifikimi i kontakteve e bashkëpunimit me qeveritë e vendeve anëtare për kurorëzimin me sukses të këtij procesi.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin aktiv të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe shtetasit e saj.

Në takim u bisedua edhe mbi çështjen e korrigjimin e kufijve dhe u shprehën se procesi i negociatave me Serbinë duhet të niset nga dy premisa themelore: unifikimi i qëndrimeve politike dhe institucionale të Kosovës dhe garantimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat