Meta me Faltynek: Bashkëpunimi mes Çekisë dhe Shqipërisë është rritur ndjeshëm

Shqipëria

Meta me Faltynek: Bashkëpunimi mes Çekisë dhe Shqipërisë është rritur ndjeshëm

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:44
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Jaroslav Faltynek

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta priti në një takim një delegacion të Parlamentit të Çekisë, të kryesuar nga Jaroslav Faltynek, Kryetar i Komisionit të Bujqësisë.

Presidenti Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë e  Çekisë janë shumë të mira dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat.

Zhvillimi dhe modernizimi i sektorit të bujqësisë, agroturizmit dhe industrisë ushqimore ishin disa nga çështjet kryesore në fokus të takimit.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës të rinjve dhe të rejave çekë të cilët kanë treguar një lidership të shkëlqyer për eksplorimin dhe promovimin ndërkombëtar të shumë bukurive të rralla dhe të panjohura të turizmit tonë malor. Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës,funksionale gjatë gjithë vitit, që do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë” – tha Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat