Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri zvicerian në Tiranë - Bota Sot
Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri zvicerian në Tiranë

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri zvicerian në Tiranë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:52
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane, Andre Maître.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën teknike zvicerane, për Shqipërinë, që nga viti 1992.

Duke u ndalur në mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta nënvizoi se numri i investimeve dhe pranisë së kapitaleve dhe kompanive zvicerane në Shqipëri, është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

“Krijimi para një viti i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri është shumë pozitiv dhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim janë të shumta”, – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi eksperiencën e pasur në fushën e bashkëpunimit për zhvillim dhe shprehu besimin se falë kësaj eksperience, projektet zvicerane të zhvillimit në Shqipëri, do të marrin një nxitje dhe një dinamikë edhe më të madhe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi vijimin nga Zvicra të Strategjisë së Zhvillimit për Shqipërinë, për periudhën 2018-2021, të cilën e konsideroi si një mundësi shumë të mirë për të mbështetur pushtetin vendor dhe luftuar varfërinë në zonat e thella të vendit.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë e po i jep arsimit profesional në Shqipëri, duke kontribuar kështu për një formim profesional më të mirë të të rinjve shqiptarë.

Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për lehtësirat që autoritetet qëndrore dhe vendore zvicerane kanë krijuar për integrimin e komunitetit shqiptar në jetën sociale të vendit, si dhe mbështetjen e tyre për të shpalosur aftësitë në fusha të ndryshme, kulturore, sportive apo ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test