Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani e ftuar në "360 Gradë", bëri me dije se kompania e vetme e licencuar për bastet online është me bazë në Durrës, ndërsa 30% e kapitalit është me bazë në Karaibe.
Pjesë nga debati:
Zheji: Është një deklaratë e kryetarit të PD që kompania që ka marrë licencën është e Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos.
Bogdani: Kompania që ka marrë licencës, po, 30% është off shore, 70% është një kompani ndërtimi në Durrës. Administrator është një person që unë nuk i kam gjetur ndonjë rekord. Ilis Hasanbelliu. Ky 30% është në një ishull në Karaibe. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë disa persona nga Turqia që janë shumë të rinj në moshë dhe të panjohur. Është e vetmja kompani në Shqipëri e licencuar.
Koka: Në platformën online janë edhe kazinotë. Tashmë nuk është nevoja fare të shkosh në kazino.
Bogdani: Fut kartën dhe luan.