Task-forca për barnat, 79 masa për rishikim licence

Shqipëria

Task-forca për barnat, 79 masa për rishikim licence

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Nga 13 shtatori e deri më sot, task-forca e barnave ka kryer 153 kontrolle në rrjetin e farmacive për sigurinë e tregtimit të barnave.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kontrollet vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë e tregtimit të medikamenteve.

Kështu, nga kontrollet ka rezultuar se janë marrë 79 masa për rishikim licence, 32 masa për barnat pa recetë, 26 masa për mungesë recetash sipas kualifikimit,14  masat për barnat pa pullë dhe 7 masa për mos respektim të kushteve të ruajtjes së barnave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat