Paloka: Balla dhe Tahiri ngjasojnë edhe në justifikimet mbrojtëse

Shqipëria

Paloka: Balla dhe Tahiri ngjasojnë edhe në justifikimet mbrojtëse

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:43
Balla dhe Tahiri

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka sulmuar ashpër maxhorancën, ndërsa risolli në vëmendje akuzat që rëndojnë ndaj Tahirit si dhe ato për Ballën.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Paloka tha se kur dolën përgjimet e ‘Habiljave’ Tahiri nxitoi të thoshte se nuk bëhej fjalë për të, por për një kamionist. Të njëjtën gjë sipas Palokës bëri edhe Balla.

“Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese pupilet e Rames. Kur dolen pergjimet e para te Habilajve ku permendej “Sajmiri”, Tahiri nxitoi te thonte se behej fjale per nje Sajmir “kamionist” e jo per te. Vetem se cuditerisht ketij “kamionistit” i duheshin miliona euro per fushate elektorale. Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti, dëshmitari i rreme, në video përgjimin e fshehtë, nuk ishte ai… Po ky qe sajoi dy alibi te rreme per te vertetuar se nuk kishte qene ne komisariatin e F. Krujes po kishte qene ne te njejten kohe ne “takime publike” dhe “per peshk”. I njejti qe deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhetuar me te “rastesisht” qe nga 2013 me dhjetra here.”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat