Projekti për energjinë diellore, interes nga kompani botërore

Shqipëria

Projekti për energjinë diellore, interes nga kompani botërore

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Gazsjellësi TAP ka krijuar dhe po krijon mundësi për punë në të gjithë nivelet, si për punëtorë ashtu edhe për profesionistët e fushave të ndryshme, ku njerëzve të kualifikuar po u jepe mundësia të punojnë në profesion dhe me paga shumë të mira. Madje, ka të rinj e të reja shqiptare që janë kthyer nga jashtë për të punuar me këtë projekt.

Perspektivës që po krijon TAP në punësim i shkon paralelisht edhe hapja e perspektivës jashtëzakonisht pozitive për Shqipërinë, atë të krijimit të një tregu të mirëfilltë të gazit. Kryeministri Rama, ndërkaq, në nisje të punimeve për segmentin detar të TAP-it, njoftoi edhe projektin tjetër që pritet të finalizohet shpejt, për futjen e energjisë diellore.

“Ministria e Infrastrukturës po e drejton këtë proces në të cilin ka pasur shprehje interesi nga shumë kompani të njohura botërisht”, tha Rama.

Po ashtu, ai sqaroi se qeveria është në procesin e zgjidhjes së një ngërçi të madh të së shkuarës që e cilësoi “një lloj by-pass i Fierit” për termocentralin në Vlorë.

“Jemi po ashtu në pritje të tymit të bardhë që përfundimisht të përcaktohet e vërteta lidhur me eksplorimin e shellit të rëndësishëm naftë-mbajtës në Shpirag dhe besojmë se së shpejti do të kemi një lajm jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, lajmin që nafta e gjetur është në sasi të konsiderueshme për të na sjellë të ardhura të mëdha në treg për ekonominë tonë. Kjo ka rritur shumë interesin për naftën tonë tek shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm globalë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat