Meta takon Çavusoglu: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë - Bota Sot
Meta takon Çavusoglu: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Meta takon Çavusoglu: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:49
Mevlüt Çavusoglu dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka pritur Ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë.

Presidenti nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë  dhe vlerësoi vëmendjen që Presidenti Erdogan i kushton këtij bashkëpunimi.

Meta gjithashtu i shprehu Çavusoglu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat