Prapaskenat e dorëheqjes së Kotzias, sherr brenda qeverisë greke për financimin e portaleve në Shqipëri - Bota Sot
Prapaskenat e dorëheqjes së Kotzias, sherr brenda qeverisë greke për financimin e portaleve në Shqipëri

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Prapaskenat e dorëheqjes së Kotzias, sherr brenda qeverisë greke për financimin e portaleve në Shqipëri

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:34
Foto

Pas largimit te ministrit te Jashtem grek, Nikos Kotzias, pas sherrit ne kabinet me ministrin e Mbrojtjes Kamenos, mediat greke shkruajne lidhur me nje abuzim ne perdorimin e te ashtuquajturit fondi sekret i ministrise se Jashtme te shtetit fqinj.

Një debat te madh politik kane shkaktuar fondet sekretet te ministrisë së Jashtme, të cilën opozita e ka lidhur me dorëzimin e papritur te postit nga ana e Nikos Kotzias, shkruajne mediat greke.

Mediat greke, i referohet nje dosjeje te hapur me daten 10 tetor, e cila thuhet se permbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh, shume e shpenzuar per financime dhe ndihma te dhena per media ne Shqiperi dhe ne Maqedoni.

“Kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse. Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë”- shkruajne mediat greke.

Ceshtja shkaktoi debat ne Kuvend, per te cilen kryetari i parlamentit Nikos Voutis, pranoi se e gjithe kjo nuk mund te mos shkaktoje indinjate, pasi sipas tij, “krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’.”

Demokracia e Re ka kerkuar llogari dhe detaje per gjithe transaksionet e bera, ne menyre qe te behet transparence.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test