Aksion AKU, mbyllen 8 aktivitete, bllokohen 962 kg mish

Shqipëria

Aksion AKU, mbyllen 8 aktivitete, bllokohen 962 kg mish

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:46
Aksioni

Në kuadër të inspektimeve dhe kontrolleve për stabilimentet e produkteve shtazore (produkteve të mishit dhe të qumështit), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle të rrepta nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Gjatë periudhës 1-17 tetor trupa inspektuese e AKU-së në rang vendi ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore.

Ndër të tjera në njoftimin e AKU-së thuhet se konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer 137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime, 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat