TAP nis shtrirjen në det, Rama: Së shpejti edhe By-Passi i Fierit

Shqipëria

TAP nis shtrirjen në det, Rama: Së shpejti edhe By-Passi i Fierit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:37
Edi Rama

Kur ka përfunduar afro 80 për qind shtrimi i tubacioneve në tokë, projekti TAP ka nisur fazën e zgjatimit në det.

Në një ceremoni ku nuk mungoi dhe kryeministri Rama është inauguruar në Seman fillimi i punimeve për ndërtimin e seksionit detar me gjatesi 105 km që do të lidhet me segmentin italian të gazsjellësit.

Kryeministri dhe ministri i Energjetikes e cilësojnë si tepër të rëndesishëm suksesin e këtij projekti dhe për thithjen e investitorëve të mëdhenj të huaj, që siç thonë nuk do të tkurren, por do të vijnë në rritje duke parë klimën e biznesit në vend.

E duke qenë në Fier Rama thotë se brenda pak javësh do të nisë projekti i shumëpremtuar i By-Passit të këtij qyteti.

Tubat e gazsjellësit TAP do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra. Do të angazhohen rreth  10 anije për shtrimin e 9 mijë metrave tuba. Përmes këtij projekti ne ekonominë e vendit tonë parashikohet se do te injektohen afro 1 miliard euro në 20 vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat