Stresi iu kërkoi ndihmë Bajrave: Dua të iki jashtë, policia po më ndjek

Shqipëria

Stresi iu kërkoi ndihmë Bajrave: Dua të iki jashtë, policia po më ndjek

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:35
Arkimed Lushaj

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ishte person nën hetim prej kohësh për një armë zjarri që ka gjetur policia pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti. Gjatë përgjimeve telefonike që kryheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të të ashtuquajturit grupi i Bajrit në Shkodër, ku Stresi, gjatë një komunikimi telefonik, është shprehur :- “Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”, ka thënë në telefonatën e bërë me një nga anëtarët e bandës Bajraj, Stresi, bisedë e përgjuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorisë, Stresi në këtë bisedë i referohet pistoletës që policia gjeti në një lokal pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti, nga ku Stresi ishte larguar sapo kishte parë policët. Ndërkohë një tjetër armë iu gjet gjatë arrestimit në dhomën e hotelit ku ishte me një vajzë.,Avokati i tij ka kundërshtuar të dyja rastet, duke pretenduar se policia në asnjë rast nuk i ka gjetur pistoletë në trup klientit të tij. Madje, për arrestimin e fundit, avokati ka shfrytëzuar pamjet e publikuara nga policia, jo vetëm duke i cilësuar të paligjshme, por edhe si provë në favor të klientit të tij.

Avokati Marash Ibraj tha: “Mediat kanë transmetuar pamjet e arrestimit të klientit tim thuajse nudo. Atëherë, unë pyes se ku e ka patur armën klienti im, pasi armëmbajtja pa leje nënkupton të ta gjejnë armën ty. Ai ishte lakuriq”. Masa e arrestit pritet të ankimohet nga avoakti i Arkimed Lushës brenda afatit të parashikuar në ligj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat