Kush është qyteti me ‘pullë të kuqe’, jepet alarmi

Shqipëria

Kush është qyteti me ‘pullë të kuqe’, jepet alarmi

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:45
Gjirokastra

Në nga qytetet më të rrezikuara në vendin tonë nga fatkeqësitë natyrore, është Gjirokastra. Kështu ka deklaruar kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një takim në prefekturën e këtij qyteti.

Ky i fundit e cilësoi Gjirokastrën si një qytet me “pullë të kuqe” që nënkupton shkallë të lartë rrezikshmërie. Dy lagjet më të rrezikuara janë “Kodra e Shtufit” dhe “Cfakë”.

Një fond prej mbi 85 milionë lekësh është akorduar dhe pritet që të mundësojë nisjen e punimeve rehabilituese për një nga lagjet më të rrezikuara, “Kodra e Shtufit”.

“Gjirokastra është e rriskuar nga përmbytjet, edhe për shkak të infrastrukturës dhe sistemit, ndaj ka qenë në dritë të kuqe. Lagjja ‘Cfakë’ dhe ‘Kodra e shtufit’ janë dy zona problematike, që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”, u shpreh ai.

Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, theksoi se Bashkia e Gjirokastrës është në zbatim të rekomandimeve të lëna nga Instituti i Gjeologjisë për marrjen e masave të menjëhershme që synojnë uljen e rrezikshmërisë në zonat më të rrezikuara.

“Jemi në zbatim të këtyre rekomandimeve të lëna nga Instituti i Gjeologjisë për ndërhyrje emergjente si në lagjen ‘Punëtore’ edhe te ‘Kodra e Shtufit’.

Po konsultohemi për një projekt rehabilitues në kodrën e lagjes ‘Cfakë’ dhe kalasë së Gjirokastrës që të garantohemi për problemet e këtyre fenomeneve natyrore”, u shpreh Rami.

Sipas Ramit, punimet në këtë kodër priten të fillojnë brenda këtij 10-ditëshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat