Manastirliu: Dyfishuam shërbimin afër vendbanimit, këtë vit u kryen falas rreth 10 mijë mamografi

Shqipëria

Manastirliu: Dyfishuam shërbimin afër vendbanimit, këtë vit u kryen falas rreth 10 mijë mamografi

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:50
Ministrja Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit të mamografisë në Fier, ku edhe pajisja do të qëndrojë për disa ditë.

Këtë vit dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe aty ku ende nuk ofrohet ky shërbim, ne po e mundësojmë me mamografët e lëvizshëm, me të cilët shërbimi po ofrohet afër vendbanbimit, jo vetëm në Tetor, por gjatë të gjithë vitit.

Ogerta Manastirliu, ministër

Vetëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, janë kryer 1400 mamografi më shumë se i gjithë viti 2017. Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë ofrohet falas me orar të zgjatur, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim.

Ndërsa mamografët e lëvizshëm përgjatë muajit Tetor po ofrojnë shërbim në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Burrel, Bajram Curri, Fierzë, Bulqizë, etj. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit, duke e dyfishuar numrin e mamografive të kryera në rang kombëtar, rreth 10,000 në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat