Rama: Ka ende mjekë dhe infermierë që njollosin bluzat e bardha - Bota Sot
Rama: Ka ende mjekë dhe infermierë që njollosin bluzat e bardha

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rama: Ka ende mjekë dhe infermierë që njollosin bluzat e bardha

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 13:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në spitalin e Fierit ku ka pësuar një transformim dhe gjithashtu është hapur një repart i ri për trajtimin e kancerit.

Kreu i qeverisë përveçse falënderoi mjekët dhe infermierët nuk nguroi të shprehej se ka ende nga ata që njollosin përparësen e bardhë. Ai gjithashtu u premtoi se do të ketë shumë shpejt një rritje të pagave për infermierët dhe mjekët.

“Deri dje kishte vetëm një QSUT, që ishte me kushte të këqija ,ndërsa tani ka filluar një sistem ku ka shërbime të shtrira dhe e rëndësishme është të garantojmë ecurinë pozitive të gjithë trupës së mjekëve dhe infermierëve. Patjetër që ka midisi tyre nga ata që njollosin përparësen e bardhe, por shumica nuk do të jetë ashtu. Edhe me projekt buxhetin do të bëjmë një shtesë page për infermierët dhe mjekët. Shumë faleminderit do ju rrisim rrogën”, tha në fund kryeministri Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test