Ja kush janë 2 të arrestuarit e tjerë në Has

Shqipëria

Ja kush janë 2 të arrestuarit e tjerë në Has

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:31
Has

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimin dhe kasionin e zhvilluar në Has, ku DEA amerikane zbuloi një laborator të madh heroine.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në pranga janë vënë 5 persona.

Dy të fundit që janë identifikuar janë një grua e një burrë.

Bëhet fjalë për Anila Shutin, bashkëshorten e Xhavit Shutit dhe Vehbi Barushin.

Ky i fundit është punonjës i Bashkisë së Krujës.

Ende nuk dihet roli i Barushit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat