Frattini në Tiranë: Gjeta rrugë më të mira se në Romë

Shqipëria

Frattini në Tiranë: Gjeta rrugë më të mira se në Romë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 17:11
Frattini dhe Veliaj

Franco Frattini, ish-ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. I rikthyer në Tiranë pas 5 vjetësh, ai ka thënë  se ka gjetur rrugë më të mira e më të pastra se në Romë.

Ish-Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, u prit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Fratini dhe Veliaj vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve.

Fratini: “Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”.

Veliaj: “Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të Tiranës, të madhin Franco Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër Ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm”.

Ndërkaq, Frattini shtoi se Europa është destinacioni final për shqiptarët dhe shprehu bindjen se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat