Akuza e rëndë e nënës së Stresit: Ja manipulimi i policisë më armën që ‘ju gjet’ djalit

Shqipëria

Akuza e rëndë e nënës së Stresit: Ja manipulimi i policisë më armën që ‘ju gjet’ djalit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:09
Shpresa Lushaj

Nëna e këngëtarit të njohur të repit, Stresi, pohoi se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.

 “Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhje anashkalimin e tij”, tha nëna. Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, afër Dajtit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale”, u shpreh Shpresa Lushaj, në emisionin “kjo javë” në TV “news 24”.

Duke u ndalur te momenti i prangosjes së Stresit dhe arma që pretendohet se ju gjet atij, Shpresa Lushaj ka një akuzë të fortë.

“Për këtë armë që pretendohet se ju gjet Stresit, janë bërë analiza edhe më parë të saj dhe për atë janë futur edhe dy njerëz të tjerë në burg ‘për armëmbajtje pa leje’. Tani për të njëjtën armë e cila duhet të ishte e sekuestruar nga policia, akuzojnë edhe Stresin”, akuzoi Shpresa Lushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat