‘Kurth’, Stresi në hotel me një femër, reagojnë prindërit - Bota Sot
‘Kurth’, Stresi në hotel me një femër, reagojnë prindërit

Shqipëria

E martë, 20 nëntor 2018

‘Kurth’, Stresi në hotel me një femër, reagojnë prindërit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:31
Prindërit e Stresit

Pas arrestimit të këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vetëm i armatosur, por edhe me një femër, prindërit e tij kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” prindërit thanë se gjithçka ka qenë një kurth për Stresin, pasi ai kishte rezervuar një dhomë hoteli, të cilën ia kishin ndryshuar në momentin e fundit. Madje ata aludojnë se historia e femrës ka qenë e sajuar nga policia.

Ata ngritën pyetjen; se ku ishte femra në videon e publikuar nga Policia e Shtetit? Sali Lushaj, babai i këngëtarit tha se pavarësisht lajmit që doli se Stresi ishte me një femër në hotel, kjo nuk bëri që lidhja me të fejuarën e tij, Kejsin, të prishej.

“Ata vazhdojnë. I ka prish qetësinë, por vajza po mirëkuptom. Është mërzitur shumë, si çdo vajzë shqiptare. Unë kam folur para se të vija këtu. Kjo është për mua, ishte një hakmarrje. Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se çfarë është futur atje, se dimë. Ku është goca në video? Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky”, tha babai.

Ndërkohë, nëna e tij tha se “Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’. Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje.

Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test