Kotzias arriti zgjerimin e ujërave greke, sulmon Paloka: Prandaj e falenderoi Bushati?!

Shqipëria

Kotzias arriti zgjerimin e ujërave greke, sulmon Paloka: Prandaj e falenderoi Bushati?!

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 08:15
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar me shqetësim për deklaratën përvëluese që dha Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias lidhur me Shqipërinë gjatë dorëzimit të mandatit të tij.

Paloka shkruan në Fb: “Kotzias “mburret” në ceremoninë e largimit si ministër i Jashtëm se ka zgjeruar territorin e Greqisë nga 6, në 12 milje detare në kufirin me Shqipërinë...Për këtë e falenderoi Bushati?!” shprehet ai me ironi.

Duhet thënë se në dorëzim të detyrës së tij ën qeverinë greke, Kotzias numëroi arritjet e tij si kryediplomat e ndër to, përfshiu edhe zgjerimin tujërave territoriale të Greqisë falë marrëveshjes me Shqipërinë.

 “Jemi në një fazë përfundimtare të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë. Janë gati dy dekretet presidenciale zoti kryeministër dhe sipas udhëzimeve që kam, vendi ynë zgjeron zonën detare nga ishulli Othonoi dhe ishujt Diapontia deri në Antikythera. Janë tre hapa që janë ezuruar, mbyllja e gjireve, krijimi i vijave bazë dhe hapi i fundit zgjerimi nga 6 në 12 milje. Kjo na lehtëson diskutimet për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë. Pra zgjerojmë sovranitetin tonë në 12 milje, që do të thotë se rriten edhe përgjegjësitë e kryeministrit dhe qeverisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat