Dëshmia, flet pronari i shtëpisë laborator droga në Has

Shqipëria

Dëshmia, flet pronari i shtëpisë laborator droga në Has

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:32
I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në një laborator droge në Has, ka bërë dëshminë e tij në polici ku ka sqaruar pozitën e tij, ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 persona.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se, pronari i ambientet ku gjet laboratori si dhe lënda narkotike ka thënë në dëshminë e tij se kishte kontaktuar me një person tjetër për të dhënë ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale.

I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër për të shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij.

I arrestuari tjetër Vehbi Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori.  Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë”,- tha gazetarja Lala.

Të arrestuarit:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Biznesmeni turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.

Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat