Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare - Bota Sot
Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare

Shqipëria

Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:15

Numri i grave me kancer gjiri është rritur. Për këtë vit deri më tani janë 517 raste të reja të diagnostikuara. Në muajin sensibilizues të luftës kundër kancerit të gjirit, një mjeke 31-vjeçare nuk jep vetëm këshilla. Ajo rrëfen historinë dhe betejën e saj dhe apelon që vajzat dhe gratë të kontrollohen.

Ajo ishte vetëm 31 vjeç, në kulmin e jetës madje dhe në pikun e saj te karrierës si mjeke stomatologe, por një ditë mendoi se humbi gjithçka. Ajo tregon se si vetë në shtëpi arriti të konstatonte diçka të dyshimtë në gjirin e saj edhe pse ndoshta pak vonë.

“Fiks në këtë kohë një vit më parë jam diagnostikuar me kancer gjiri. Ka qenë fare e rastësishme pashë një të dalë. Të nesërmen bëra një eko çka vërtetoi se unë isha me kancer gjiri”, shprehet ajo.

Si për çdo grua të diagnostikuar me kancer gjiri fillimi qe shumë i vështirë për Elonën, por ajo zgjodhi që këtë shqetësim që po e bluante ndër vete një dite ta tregonte.

Ajo vazhdon trajtimin mjekësor ende, madje tanimë gjen forcën t’u thotë të gjitha grave që jo vetëm të bëjnë kontroll të herpashershme, por edhe nëse janë prekur nga kanceri i gjirit ta konsiderojnë sëmundje si të tjerat që duhet përballuar.

Numri i grave me kancer gjiri është rritur. Deri më tani janë konstatuar 517 raste të reja të diagnostikuara. Ne sheshin Skenderbej ku u zhvillua një aktivitet sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit shume gra iu drejtuan mamografisë së lëvizshme, e cila këtë radhe ishte pozicionuar në shesh, por që në ditë të ndryshme lëviz në të gjithë vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test