Aksioni i RENEA-s dhe FNSH-së, kush janë 8 ‘të fortët’ e kapur - Bota Sot
Aksioni i RENEA-s dhe FNSH-së, kush janë 8 ‘të fortët’ e kapur

Shqipëria

E martë, 13 nëntor 2018

Aksioni i RENEA-s dhe FNSH-së, kush janë 8 ‘të fortët’ e kapur

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Shijakut që prej mesditës së të dielës, ndodhet nën “presionin” e forcave të shumta policore. Forcat Speciale, Renea Operacionale, mbështetur dhe nga blutë e Durrësit, po ushtrojnë krehje të zonës, për të ndaluar persona me precedentë të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe veprave tëë tjera të kundraligjshme.

Burime konfidenciale thanë për Fax News se bëhet fjalë për rreth 8 persona të ndaluar, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit.

Ndërkohë që operacioni policor po zhvillohet pa detaje nga ana e Policisë së Durrësit, e cila është thjesht mbështetëse në operacion, pasi urdhëri ka ardhur nga kryeqyteti. Po ashtu, të njëtat burime bëjnë me dije, se ky operacion ka disa ditë që pritej të zhvillohej në Shijak, i cili njihet si një ndër qytetet më të lakuara për aktivitet kriminal mdër vite dhe që janë shënur një sërë ngjarjesh me karakter kriminal.

Mbetet që në vijim të bëhen të ditur zyrtarisht emrat e të arrestuarave, nëse do të ketë te tillë, ndërsa krehja e terrenit, në banesat e të “fortëve” vijon ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test